Xheneta Fetahu ka paralajmëruar largimin nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 3,
Derisa po bënte një diskutim me Drenusha Latifin lidhur me sfidën e dhënë nga ‘Vëllai i Madh’.
“Mos thuaj llafe të mëdha kur nuk ke pikë kaqiku me i mbajtë. Rrehshe gjyks atë natë, ku është gjyksi qe ku je hi”, iu drejtua ish-Missi – banores.
“Përderisa ai është në gjendje me thanë tri herë e di që e ka një arsye”, u përgjigj nga ana tjetër modelja.
“Vëllai i Madh të jep dënim, e ti nuk je në gjendje me mbajtë”, i tha në vazhdim Drenusha.
Ajo tha se do të kërkojë sërish në spektaklin e të hënës të dalë nga shtëpia.
“Akoma kërkoj po nuk më kanë thirrur në dhomë të rrëfimit”, tha Fetahu.
Pritet të shihet se si do të zhvillojnë këto situata brenda shtëpisë më të famshme në vend.