Debatet duket se nuk kanë ndonjëherë fund në BBV e gjithashtu mëngjesi i sotëm ka nisur me përplasje, këtë herë mes Danjës dhe G Banit.

    Të dy kanë ‘akuzuar’ njëri-tjetrin, ku G Bani i thotë Danjës se sa herë ka ai debat me dikë, ndërhyn Danja dhe përherë kundër tij.

    Më pas ka ndërhyrë Indriti mes tyre për t’i qetësuar, gjë që e ka acaruar edhe më shumë G Banin që e ka vazhduar debatin me Indritin.

    Danja ka ndërhyrë sërish duke i kërkuar G Banit të mos përzihet me njerëzit që ajo rri, specifikisht Aldon dhe Indritin, ndërsa është ndjerë e fyer që sipas saj G Bani e ‘përdor’ vazhdimisht për të krijuar situata.

    Ti je kundërshtari im më i madh në këtë shtëpi. Ty do të sqaroj unë, që je kaq i pacipë. Për kokë të babit, mbaje mend se ça do të bëj. Ik tani, m’u zhduk dhe mos më rri përpara se po më bezdis. Ik!!!!”, shprehet Danja ndër të tjera, e cila ka ‘shpërthyer’ në lot.

    Pas këtij momenti, G Bani gjithashtu ka nisur të qajë, teksa ka qëndruar i vetëm.