Pas largimit të Jozit nga shtëpia e “Big Brother VIP 4”, Loredana duket se ka nisur të dyshojë te dashuria e tij për të.

    Madje Valbona është shprehur dje se banores mund ‘t’i lindin flutura për dikë tjetër në shtëpi’.

    Pas kësaj deklarate të Valbonës, Indriti po e pyeste Loredanën dhe ajo i tha:

    “Ndoshta kam qenë në hije, ndoshta kam qenë gjithmonë pas tij. Ndoshta fjalët e babit kanë qenë të gjitha të vërteta”.

    Ndërsa gjatë një bisede me Rozanën, Loredana shprehet se ajo e do Jozin, por ka frikë se ai nuk e ka dashur.

    Pjesë nga biseda:

    Rozana: Po mirë tani, e do këtë çunin apo se do?

    Loredana: E dua

    Rozana: Po mirë e do

    Loredana: Kam frikë se ai nuk më ka dashur

    Rozana: Pse e ke këtë frikë tani? Ai të nisi dhe mesazh ty

    Loredana: E pe mesazhin? Ça mendon?

    Rozana: E pashë, ishte Valbona. Po mirë, se më shumë qau Valbona se ti

    Loredana: E…

    Rozana: Se nuk të jap dot mend, për raportin që kam unë kam me Jozin, nuk të jap dot mend

    Loredana: Nuk dua të më japësh mend, thjesht po të them si është situata. Më duhet të riformuloj të gjithë gjënë