Pas videos që u shpërnda në rrjet, reagon kushurira e Parashqevi Simakut: Është e sëmurë…

Ditën e sotme ka qarkulluar një video teksa këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku ka marrë ndihma në New York dhe nuk duket shumë mirë. Donalda Surducku, mjekja kushërirë me Parashqevi Simakun ka hedhur dritë mbi fatin e saj. Në një mesazh drejtuar Mira Kazhanit ajo tregon betejën me shëndetin, ndarjen nga bashkëshorti dhe pengun e nënës së Parashqevisë që iku nga kjo jetë një vit më parë.

Mesazhi i të afërmes së Parashqevi Simakut:

Përshëndetje Zonja Mira,

Jam një familjare e Parashqevisë. Prej vitesh kemi humbur kontaktet me të. Informacioni i fundit që kemi është se ka pësuar një hemorragji cerebrale, e si pasojë, nuk është shumë e kthjellët. Me bashkëshortin është ndarë prej shumë kohësh, por duke qenë se ai fitoi kujdestarinë mbi djalin e tyre, është detyruar të vazhdojë jetesën në Amerikë për t’i qëndruar pranë djalit.

Tezja e mamasë sime (pra, mamaja e saj) ndërroi jetë totalisht e vetme vitin e kaluar, me lot në sy për vajzën e saj. Siç ju thashë, kontaktet me Parashqevinë i kemi humbur prej disa vitesh. Ju falënderojmë për këtë nismë dhe shpresojmë që ndoshta është ende e mundur ta gjejmë dhe ta ndihmojmë. Faleminderit’