Anisa Veseli, një nga emrat e njohur të Big Brother VIP Kosova, ka ndarë me ndjekësit e saj një përditësim emocionues nga jeta personale.
Ajo ka kryer me sukses një operacion të ndërlikuar për trajtimin e skoliozës – një çrregullim i shtyllës kurrizore që kërkon shpesh ndërhyrje kirurgjikale.
Përmes një postimi në Instagram, Anisa publikoi një fotografi nga shtrati i spitalit, duke treguar se gjithçka ka shkuar mirë dhe se tashmë ndodhet në fazën e rikuperimit.
“Një udhëtim i mbushur me sfida dhe vështirësi, por gjithashtu me besim dhe vendosmëri,” shkroi ajo në përshkrim, duke reflektuar mbi forcën që i është dashur për ta përballuar këtë periudhë.
