Një ngjarje që i ka tronditur të gjithë: vetëm një pasagjer mbijetoi nga rrëzimi i avionit të Air India me 265 persona në bord, dhe ai ishte ulur… në vendin 11A.
Por tani, pas kësaj mrekullie të rrallë, një fenomen i çuditshëm po merr hov në industrinë e fluturimeve: ulesja 11A po konsiderohet “fatare” dhe e “bekuar”!
Sipas burimeve nga agjenci udhëtimesh ndërkombëtare, interesi për rezervimin e sediljes 11A është rritur ndjeshëm, ndërsa disa kompani ajrore po shqyrtojnë mundësinë që ta ofrojnë atë si “Premium Lucky Seat”, me çmim të veçantë.
“Nëse shpëtoi një herë nga një përplasje që mori qindra jetë, mund të sjellë fat edhe në fluturimin tim,” – thonë me shaka përdoruesit në rrjete sociale.
Por kjo nuk është hera e parë që ulesja 11A përmendet në histori mbijetese. Në një tjetër aksident ajror në vitin 1998, një burrë tajlandez – i vetmi i mbijetuar – ishte po ashtu ulur… në vendin 11A!
Coincidencë? Mrekulli? Apo thjesht një rastësi e frikshme?
Një gjë është e qartë: kompanitë ajrore mund të përfitojnë nga legjenda e re që po lind rreth vendit 11A – që tashmë quhet nga disa si “froni i mbijetesës”.
A do të paguaje më shumë për të udhëtuar në sediljen që u bë simbol i jetës? 💺✨