Këngëtari Klajdi Musabelliu mori dy surpriza natën e kaluar në Big Brother VIP 4.

    Pasi rrëfeu mes lotësh historinë e jetës së tij, vështirësitë dhe karrierën, ai u surprizua me praninë e mamasë së tij, në ditën e parë të këtij viti.

    Mes lotëve, njëkohësisht edhe te qeshurave, ajo e kshilloi që të mos hante shumë dhe të vijonte lojën.

    Një suprizë tjetër ishte përgatitur për artistin.

    Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” i drejtuar nga Arbër Hajdari do të marrë pësipër rikonstruksionin e banesës së tij, ku jeton me të ëmën. Kjo u prit me shumë emocion nga ana e të dyve dhe nga opinionisti Arbër Hajdari në studio.