Mbrëmjen e djeshme në Prime të Big Brother VIP Albania, Mateo dhe Brikena shkëmbyen puthjen e tyre të parë në buzë në dhomën e rrëfimit, mes brohorimave të publikut që thërriste “Puthe!”.

Fillimisht, momenti u duk si një hap i shumëpritur në raportin e tyre, por ajo që ndodhi më pas ka ngritur shumë pikëpyetje.

Pas daljes nga dhoma e rrëfimit, Brikena u shfaq e heshtur dhe e tërhequr, me një buzëqeshje të sforcuar dhe pa dhënë asnjë koment, duke krijuar një kontrast të fortë me momentin e mëparshëm.

Distanca u bë edhe më e dukshme gjatë natës. Teksa ishte në dhomën e gjumit, ajo u mbulua plotësisht me jorgan sapo pa Mateon të hynte, duke dhënë përshtypjen se po shmangte çdo kontakt me të.

Kur Mateo u afrua dhe tentoi ta zgjonte, ajo reagoi ftohtë:

“Mateo, jam tu flejt.”

Ky ndryshim i menjëhershëm në sjellje ka bërë që rrjeti të shpërthejë në komente, ku shumë ndjekës po pyesin:

A ishte puthja e sinqertë apo një moment i imponuar nga situata në Prime?

Raporti mes tyre mbetet një nga më të diskutuarit e këtij edicioni, ndërsa kjo situatë pritet të ndikojë ndjeshëm në dinamikat e tyre në ditët në vijim.