Largimi i papritur i Egli Tako nga gara e Big Brother VIP Albania 4 ka sjellë një ndryshim të rëndësishëm në rrjedhën e spektaklit.
Për shkak të arsyeve shëndetësore, Egli ka vendosur të tërhiqet nga loja, një vendim që ka bërë që Big Brother të anulojë televotimin e javës.
Në njoftimin zyrtar të produksionit thuhet:
“Anulohet televotimi! Vendimi si shkak i largimit të Eglit nga gara për arsye shëndetësore.”
