Pas komenteve të shumta në rrjet për paraqitjen e saj në Prime-n e kaluar, Arbana Osmani duket se ka vendosur të reagojë.

Moderatorja u kritikua nga një pjesë e publikut për një veshje që u cilësua “si për dasmë”, duke u konsideruar jo shumë e përshtatshme për frymën e Ferma VIP.

Por këtë herë, Arbana ka bërë një ndryshim të dukshëm.

Në Prime-n e fundit, ajo është shfaqur me një fustan me kuadrate, një stil më i thjeshtë dhe më i afërt me atmosferën e formatit, duke marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve.

Ky ndryshim është komentuar gjerësisht në rrjet, ku shumë e kanë parë si një përgjigje direkte ndaj kritikave të mëparshme.

Kujtojmë se në shumë Prime, Arbana zgjedh veshje elegante, me ngjyra serioze dhe make-up më të theksuar, një stil që shpesh ka ndarë publikun në mendime.

Mbetet për t’u parë nëse ky do të jetë drejtimi i ri i saj në vazhdim apo thjesht një eksperiment i momentit.