Pas afrimitetit me Gjestin, Egli bën deklaratën e papritur për Redonin: “E kam…”

Egli Tako dhe Gjesti kanë krijuar një raport mjaft të afërt me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Mes tyre nuk kanë munguar as përqafimet dhe fjalët e ëmbla, ndërsa sot në mbrëmje Gjesti puthi në faqe Eglin. Përpos kësaj, Egli dhe Gjesti e kanë shprehur hapur se kanë pëlqim për njëri-tjetrin.

Mirëpo përpara se të krijonte një raport të ngushtë me Gjestin në shtëpi, Egli ishte e afërt edhe me Redonin, i cili u largua disa ditë më parë nga spektakli.

Si Egli, ashtu edhe Redoni u shprehën se raportin e tyre do ta vazhdonin më tej jashtë programit, duke lënë të hapur mundësinë e një romance.

Mirëpo gjatë një diskutimi me Gjestin ditën e sotme, Egli i është shprehur banorit se e sheh Redonin si vëlla.