Një nga ikonat më të dashura të muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, është rikthyer pas një mungese të gjatë prej dy dekadash.

    Këngëtarja ka interpretuar në një skenë, duke emocionuar publikun me zërin e saj unik.

    Ky rikthim surprizues është bërë i mundur falë Elton Ilirjanit, i cili e ka mbështetur dhe inkurajuar vazhdimisht për t’u rikthyer në muzikë.

    Simaku ka kënduar disa prej hiteve të saj të njohura, duke dëshmuar se magjia e zërit të saj mbetet po aq e fuqishme sa dikur.

    Parashqevi Simaku Ngjitet ne Skene dhe kendon Live

    Posted by AlbMedia on Thursday, April 3, 2025

    Ky moment është pritur me entuziazëm nga fansat, të cilët e kanë ndjekur me admirim për vite me radhë.