Një tragjedi është parandaluar nga policia në Shkodër, që ka ndaluar një 27-vjeçare nënë e katër fëmijëve.

    Sipas informacioneve të policisë, 27-vjeçarja ka tentuar të vetëhidhet në lumin Buna, së bashku me katër fëmijët e saj të mitur.

    Policia është njoftuar nga disa persona dhe menjëherë ka ndërhyrë patrulla duke e shmangur tragjedinë.

    Njoftimi i Policisë:

    Ndërhyrja e Policisë parandaloi një ngjarje të rëndë.

    Tentoi të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur, falë ndërhyrjes së shpejtë nga patrulla e përgjithshme që patrullonte në zonë, pengohet 27-vjeçarja.      

    Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rreth orës 14:15, se një shtetase po tentonte të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj, shërbimet e Policisë që patrullonin në zonë, kanë ndërhyrë duke penguar 27-vjeçaren, e cila po tentonte të hidhej në lumë, bashkë me 4 fëmijët e saj 7, 5, 3 dhe 1 vjeç.    

    27-vjeçarja dhe fëmijët e saj u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër.

    Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.