Televizioni shtetëror i Iranit raportohet se është goditur nga një shpërthim i fuqishëm.
Ngjarja vjen vetëm pak çaste pasi një ministër izraelit deklaroi se Televizioni dhe Radio shtetërore iraniane “do të zhduken”.
Në rrjet qarkullon një video ku spikerja është duke folur teksa ndodh një shpërthim i fuqishëm.
Autenciteti i videos nuk është konfirmuar. Në video dëgjohen zëra që thërrasin teksa kamera mbulohet nga tymi. Nuk dihet nëse ka viktima nga ky sulm.