Një video tronditëse që po qarkullon në rrjetet sociale tregon momentin dramatik kur Vishwas Kumar, i vetmi i mbijetuar i aksidentit ajror në Ahmedabad, del nga rrënojat e përfshira nga flakët pas përplasjes së avionit Air India AI171.
🎞️ Në pamjet e konfirmuara nga burime pranë autoriteteve hetimore, Kumar shihet duke ecur mes tymit dhe zjarrtë – vetëm sekonda pas shpërthimit që mori jetën e 241 personave të tjerë në bord.
✈️ Avioni Boeing 787 Dreamliner ishte ngritur nga Aeroporti Ndërkombëtar Sardar Vallabhbhai Patel mëngjesin e 12 qershorit dhe u rrëzua menjëherë pas ngritjes. Të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi humbën jetën – përveç njërit.
🗣️ Kumar, ende në gjendje tronditjeje, ka thënë për mediat: “Pashë flakët në sy. Nuk e di si mbijetova. Vetëm mendova të dilja nga aty.”
👉 Ky moment është kthyer në simbolin e mbijetesës dhe kurajos, në një tragjedi që ka tronditur gjithë Indinë dhe botën.