Aktorja e njohur shqiptare Olta Gixhari ditën e sotme është bërë nënë për herë të dytë.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

    Olta ndau me fansat e saj foton e ëmbël së bashku me të porsalindurin dhe djalin e saj, Amar në Spanjë.

    Ish-banorja e “BBV”, akoma nuk ka treguar akoma emrin e të voglit të saj.

    Kujtojmë që aktorja dhe bashkëshorti I saj, Dori janë prindër të një djali tjetër.