Jetmiri ka biseduar ditën e sotme me disa prej banorëve të shtëpisë ku iu ka treguar se ka vendosur të lërë në gjysmë rrugëtimin e tij.
Ky veprim ekstrem i Jetmirit vjen pasi ai pretendon se aktorja Egla Ceno e ka kërcënuar dhe “Big Brother” nuk i ka kushtuar rëndësi.
Dukë thënë këto fjali ish-fituesi i “BB3” ka ‘premtuar’ që nëse nuk publikohet momenti ku ai është kërcënuar nga Egla do të lërë përfundimisht shtëpinë.
Ai thotë është treguar shumë i matur dhe tolerant ndaj ofendimeve të Eglës dhe tani situata ka mbërritur në një pikë ku duhet zgjedhur mes tij dhe aktores.