Aktori i njohur Agron Llakaj ka ndarë sot një urim të ndjerë dhe emocional për vajzën e tij, Alkida, e cila feston ditëlindjen e saj.

    Kjo ditëlindje është veçanërisht e vështirë për familjen, pasi është e para pa praninë e gruas së Agronit dhe nënës së Alkidës, Kostandina, e cila ka ndërruar jetë.

    Agron Llakaj ka zgjedhur t’i dedikojë vajzës së tij fjalë të mbushura me dashuri dhe mall, duke përfshirë edhe kujtimet e së ndjerës Kostandina.

    Ai e ngushëllon Alkidën duke i kujtuar se edhe pse mamaja e saj nuk është më fizikisht pranë, ajo gjithmonë do të jetë me të në zemër dhe në shpirt.

    Mesazhi i plotë:

    Bija ime Alkida! Sot ti ke ditelindjen dhe e kuptoj gjithcka ndjen, eshte e para ditelindje pa njeriun e shtrenjte, mamin dhe shoqen tende te ngushte, por jam dhe shume i sigurt qe nga Atje lart ku eshte sikur me thote-hapi shampanjen vajzes Agron! Nuk te la vetem…,Adea eshte rritur dhe e ke shoqen me te ngushte tani e tutje.
    Bija ime! Une nuk ta zevendesoj dot mamin por sa te kem fryme e ze, do jem prane teje me gjithe forcen e dashurise time. Shekullofsh shpirt ! Shendeti dhe suksesi yt jane dhe urimi i mamit nga Atje lart. Buzeqeshi jetes zemer!
    Babi si gjithmone te thote sikur kur ishe e vogel,-“te dua sa qielli e sa bota!”