Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, pas Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, kryeministri Edi Rama bëri një deklaratë që u korrigjua menjëherë nga homologia e tij.

    Rama, teksa fliste për afërsinë politike mes tyre, tha: “Të dy jemi socialistë. Ndoshta jo socialistët më të mirë, por ne fitojmë zgjedhjet.”

    Pas kësaj deklarate, Frederiksen e ndërpreu dhe e korrigjoi duke thënë: “Unë nuk jam socialiste.”

    Rama, i habitur, reagoi duke pyetur: “Nuk jeni socialiste?

    Frederiksen e ritheksoi se ajo është socialdemokrate, përpara se konferenca të vazhdonte me temat e tjera të rëndësishme.