Nuk i del inati/ Ledioni e mbyll BBV 4 duke ironizuar keq Arbanën

Një “luftë” virtuale ka nisur mes dy personazheve të njohur, Arbana Osmani dhe Ledion Liço.

Disa ditë më parë, Arbana bëri një postim në Instagram, ku teksa shprehej e lumtur për suksesin e saj të “Mirëmbrëma Yje”, “thumboi” larg e larg Ledionin.

“Ajo që më gëzon më tepër është basti i fituar me këdo që mendonte se në Shqipëri vëmendja dhe klikimet merren vetëm me debate të dhunshme, skandale dhe vulgaritet. Mesa duket jo”, shkroi Arbana, duke lënë të kuptohet se i referohet sezonit të kaluar të “Big Brother VIP”.

Më pas reagoi Ledioni. Në promon e shfaqur të BBV4, ai hodhi disa “thumba” drejt Arbanës, duke nisur me frazën intriguese: “I yti ta fut” dhe duke e mbyllur me një libër ku eksploron sinonime për fjalën “yje”.

Mirëpo nuk mbaron me kaq! Edhe dy ditë më parë Ledioni e “thumboi” sërish Arbanën duke thënë: “Nëse bën njëherë Big Brother-in unë nuk gjej asnjë arsye për ta lënë, vetëm nëse të lënë ata ty. Kjo është pak por e sigurtë, nëse e bën njëherë duhet ta bësh gjithë jetën“.

Prisni se ka akoma. Në mbyllje të puntatës së parë të “Big Brother VIP Albania 4”, Ledioni ka “thumbuar” sërish Arbanën: “Të gjithë ata që thonë ‘u bëra vetë’, gënjejnë veten!”.