Pas debatit të fortë që shpërtheu në Ferma VIP, Fabjola Elezaj ka reaguar publikisht për fjalorin e përdorur gjatë Prime-t.

Ajo ka sqaruar se fjala e përdorur nuk ishte drejtuar ndaj Arbana Osmani dhe e ka cilësuar situatën si një gabim personal.

Sipas saj, gjithçka ndodhi në një moment emocional dhe nuk kishte për qëllim të ofendonte moderatoren.

“Ishte gabim… por nuk i drejtohej Arbanës,” – u shpreh ajo, duke shtuar se e respekton dhe e admiron moderatoren në shumë drejtime.

Madje, Fabjola theksoi se një nga arsyet kryesore pse pranoi të bëhej pjesë e formatit ishte pikërisht fakti që programi drejtohet nga Arbana.

“E adhuroj si në karrierë, ashtu edhe në familje,” – deklaroi ajo.

Pas kësaj deklarate, rrjeti është ndarë në mendime, ndërsa shumë ndjekës po diskutojnë nëse sqarimi i saj do të mjaftojë për të qetësuar situatën e krijuar pas Prime-t të fundit.