Rozana, një nga konkurrentet e “Big Brother VIP”, ka shpërthyer në lot dhe ka kërkuar të largohet nga shtëpia pas disa komenteve ofenduese të bëra ndaj saj nga Jozi, që u transmetuan në spektaklin e kësaj jave.
Gjatë një bisede me Aldon, Jozi e sulmoi Rozanën duke e kritikuar për pamjen dhe karrierën e saj muzikore, duke e quajtur atë “stonaturë” dhe duke aluduar për operacione plastike që ajo ka kryer.
Është kokrra e dallaveres, kjo është stonaturë… është nga ato bundrat që ka bërë hundët, buzët, mollëzat, vetullat e të gjitha,” u shpreh Jozi, ndërsa përmendi gjithashtu familjen e saj.
Pas shikimit të klipit, Rozana nuk arriti të mbante emocionet dhe, mes lotësh, i kërkoi publikut dhe vetë Jozit shpjegim për fjalët e tij të ashpra. Ajo e cilësoi këtë trajtim si një sulm personal dhe e shprehu qartësisht dëshirën për t’u larguar nga shtëpia.
“Më vjen turp që e ndaj shtëpinë me këtë lloj niveli. Kam punuar shumë për të qenë kjo që jam dhe nuk e duroj dot këtë peshë mbi trup,” tha Rozana.
Ajo gjithashtu theksoi se ka një partner jashtë shtëpisë dhe ka bërë sakrifica të mëdha për të mbijetuar dhe arritur aty ku është.
Kam mbetur pa bukë, pa cigare dhe nuk ia kam shtrirë dorën askujt, ” shtoi ajo, duke kërkuar respekt dhe kuptim për vlerat e saj.
Kjo ngjarje ka shkaktuar tensione të mëdha brenda shtëpisë dhe ka ngritur pyetje mbi kufijtë e lojës dhe personalitetet e konkurentëve, duke e bërë situatën më të ndjeshme për të gjithë pjesëmarrësit.