Duket se ‘shkëndijat’ e para kanë nisur mes Gjestit dhe Eglit në BBV4.
Hyrja e banorit ka trazuar ujërat e gjithë shtëpisë, e megjithatë ai ka sjellë një energjj mjaft pozitive e duket se kjo energji i ka rënë në sy edhe Eglit.
Dyshja kanë pasur afrimitet me njëri-tjetrin ditët e fundit, e sot ka pasur edhe përqafim mes tyre. Ndonëse ende nuk ka ndjenja të shprehura publikisht nga dy banorët dhe është ende herët të flitet për këtë, ata sërish nuk kanë e kanë fshehur simpatinë për natyrën e njëri-tjetrit.
Në një bisedë mbrëmjen e djeshme me Livian, Egli i ka thënë banores se ‘ende nuk di ta shpjegojë se si, por thjesht e ka xhan Gjestin dhe se prezenca e tij e bën të ndihet shumë mirë’.
Edhe sot, Egli ka folur me Gjestin ndërsa nuk kanë munguar ‘ngacmimet’ e vogla mes tyre.