Spektakli i fundit i “Big Brother VIP Albania 5” solli një zhvillim të rëndësishëm në lojë, ku lideri i javës, Rogerti, mori një avantazh të fortë.

Ai kishte fuqinë për të dërguar direkt në televotim dy banorë dhe zgjodhi Stenaldon dhe Mateon, një vendim që krijoi menjëherë reagime brenda shtëpisë.

Pas përfundimit të Prime-it, Brikena nuk e fshehu qëndrimin e saj dhe reagoi hapur kundër këtij nominimi, duke mbrojtur Mateon në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Ajo u shpreh:

“Mateo nuk ka shanse me dalë, kurrë. Dal dhe unë bashkë me Mateon nëse del ai.”

Kjo deklaratë u interpretua nga shumë ndjekës si një formë presioni ndaj produksionit, por edhe si një mbështetje e fortë personale ndaj Mateos në një moment të rëndësishëm të lojës.

Kujtojmë se raporti mes tyre ka qenë një nga më të komentuarit këtë sezon, me shumë ulje-ngritje dhe tensione, sidomos pas afrimitetit fizik që kanë shfaqur.

Megjithatë, ky reagim i fundit tregon se, pavarësisht gjithçkaje, Brikena vazhdon ta mbështesë Mateon, duke e kthyer këtë nominim në një nga më të ndjekurit e momentit në Big Brother VIP Albania.