Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmë Kosovën, ku dy persona kanë mbetur të plagosur pas një konflikti ende të paqartë.
Teksa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit, një detaj i pazakontë ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik.
Sipas GazetaDemos, në një video të siguruar nga vendi i ngjarjes, shihet një ish-banor i Big Brother VIP, i cili ndodhet pranë skenës së krimit. Bëhet fjalë për Naim Xuxi Bunjaku.

Në pamje, dëgjohet dikush duke e thirrur me fjalët: “O Xux, a je mirë?”, çka ka nxitur spekulime mbi përfshirjen ose rolin e tij në këtë situatë.