Aktorja dhe fituesja e “Big Brother VIP 3”, Egla Ceno, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’u rikthyer në rrjetet sociale. 

    Ditën e djeshme, ajo i ka bërë një pyetje ndjekësve të saj: “Gjeni kush nga VIPsat më ka BLOCK dhe pse”. 

    Shumica e përgjigjeve të ndjekësve janë fokusuar tek ish-konkurrentët e “Big Brother VIP”, jo vetëm nga edicioni i fundit, por edhe nga dy edicionet e para të formatit. 

    Megjithatë, një pjesë e përgjigjeve të Eglës ndaj ndjekësve janë parë si plot me ironi dhe humor, gjë që nuk është surprizë duke marrë parasysh stilin e saj të zakonshëm të komunikimit.