Pas publikimit të pamjeve tronditëse nga momentet para dhe pas vrasjes së 15-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ka ardhur edhe një reagim prekës nga nëna e tij.

    E ftuar në emisionin “Opinion”, ajo rrëfeu se nuk kishte dijeni për videon dhe u informua nga telefonatat e njohurve që e paralajmëruan për publikimin.

    “Po mundohemi ta marrim veten. Dhimbja çdo ditë shtohet, por ne duam që Martinin ta mbajmë gjallë me kujtimet e tij. U trondita shumë nga pamjet. Nuk e dija që videoja është publikuar,” – u shpreh ajo mes lotësh.

    Publikimi i videos ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet dhe më gjerë, ndërkohë që Prokuroria ka nisur hetimet për “Zbulim të akteve ose të dhënave sekrete”, pasi pamjet janë pjesë e provave gjyqësore që përmbajnë të dhëna të ndjeshme.