Një nga momentet më të bukura dhe romantike është regjistruar në Big Brother VIP Albania, ku Mateo ka vendosur t’i bëjë një propozim të veçantë Brikenës.
Nën tingujt e një muzike të qetë pianoje dhe në një atmosferë intime gjatë një darke të organizuar nga produksioni, ai ka zgjedhur momentin perfekt për të shprehur ndjenjat e tij.
I emocionuar, Mateo iu drejtua Brikenës me fjalët: “Brikena, do të bëhesh e dashura ime… në pamundësi të të ofroj një unazë, po të jap byrlyzykun”.
Ky gjest i thjeshtë, por domethënës, krijoi një atmosferë shumë të ndjerë, ndërsa të gjithë banorët ndoqën me vëmendje këtë moment.
Brikena, e buzëqeshur dhe e emocionuar, e priti me shumë pozitivitet këtë propozim dhe pa hezitim u përgjigj: “Po”, duke pranuar kështu kërkesën e Mateos.
Ky moment është komentuar gjerësisht nga publiku, duke e kthyer çiftin në një nga historitë më të ndjekura dhe më të diskutuara të këtij sezoni.

