Janë publikuar rezultatet e para të numërimit elektronik në 6 nga 44 qendra votimi në Bashkinë e Vorës, ku janë përdorur pajisje për votim dhe numërim elektronik.

    Sipas të dhënave paraprake, koalicioni PD-ASHM ka grumbulluar 522 vota, ndërsa Partia Socialiste ka marrë 501 vota, duke shënuar një avantazh të ngushtë prej 21 votash për opozitën në këtë fazë të parë të numërimit.

    Më poshtë, ndarja e votave për secilën prej qendrave të përfshira:

    QV 2037

    PD-ASHM: 111 vota

    PS: 87 vota

    QV 2038

    PD-ASHM: 106 vota

    PS: 74 vota

    QV 2038/01

    PD-ASHM: 129 vota

    PS: 68 vota

    QV 1558

    PD-ASHM: 42 vota

    PS: 124 vota

    QV 1301

    PD-ASHM: 35 vota

    PS: 85 vota

    QV 2037/01 (Domje)

    PD-ASHM: 99 vota

    PS: 63 vota

    Procesi i numërimit vijon në pjesën tjetër të qendrave të votimit, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka bërë publik rezultatet zyrtare.