Një tjetër moment që ka marrë vëmendjen e publikut është regjistruar në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”, këtë herë mes Mateos dhe Brikenës.

    Teksa në sfond dëgjohej kënga “Të dua”, dy banorët kanë ndarë një kërcim të afërt, i mbushur me emocione dhe tension romantik, duke rikthyer sërish vëmendjen tek marrëdhënia e tyre e shumëkomentuar.

    Gjatë kërcimit, Brikena bëri një lëvizje të papritur, duke afruar buzët drejt Mateos në një mënyrë provokuese, që la të kuptohej se diçka më shumë mund të ndodhte mes tyre.

    Por situata mori një kthesë të menjëhershme kur Mateo reagoi shpejt, duke iu përgjigjur afrimit dhe duke realizuar një puthje shumë të lehtë dhe të shpejtë në buzë.

    Menjëherë pas kësaj, Brikena u tërhoq duke e kthyer momentin në një lojë provokimi, ndërsa Mateo e kaloi me humor situatën duke i thënë:

    “Moj hileqare”

    Pavarësisht këtij momenti të ndërprerë, dyshja vazhdoi të kërcente e përqafuar, duke krijuar një skenë që është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale.

    Ky episod ka shtuar edhe më shumë pikëpyetjet rreth raportit të tyre, i cili mbetet një nga më të ndjekurit dhe më të paqartët në këtë edicion të Big Brother VIP Albania.