Një moment i pazakontë është regjistruar në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, gjatë sfidës së mosreagimit, ku Roland Hysi (Landi) hyri për të surprizuar Mirin.
Por ndryshe nga hyrjet e tjera, qëndrimi i tij zgjati shumë pak dhe u ndërpre papritur nga produksioni, duke ngritur menjëherë pikëpyetje në rrjet.
Sapo hyri në shtëpi, Landi iu drejtua Mirit me fjalë mbështetëse dhe emocionale, duke i dhënë kurajë për rrugëtimin e tij në lojë. Ai madje i dedikoi edhe disa vargje, duke e kthyer momentin në një skenë prekëse.
Megjithatë, situata ndryshoi kur ai theksoi:
“Miri, Miri dhe vetëm Miri”, moment në të cilin u dëgjua zëri i Vëllait të Madh:
“Landi, në dhomën e rrëfimit.”
Në nxitim për t’u larguar, Landi arriti t’i japë edhe një mesazh të fundit Mirit, i cili është interpretuar nga shumë ndjekës si një sinjal i koduar për të mbajtur distancë nga disa banorë, konkretisht Rogerti dhe Juela.
Qëndrimi i tij i shkurtër ka ngritur dyshime se produksioni ndërhyri për të ndaluar dhënien e informacioneve apo “këshillave nga jashtë”, që mund të ndikonin drejtpërdrejt në lojë.
Ky moment ka bërë menjëherë xhiron e rrjetit, ndërsa publiku po diskuton:
A ishte ndërhyrja e drejtë apo një ndërprerje e qëllimshme për të mbajtur lojën “të pastër”?

