Ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit ka tërhequr vëmendjen e publikut prej më shumë se një muaji. 

    Edhe pse nuk ka pasur një deklaratë zyrtare nga asnjëri prej tyre, thashethemet për krisje në marrëdhënien e tyre kanë qarkulluar gjerësisht.

    Megjithatë, përveç interesit për situatën mes Romeos dhe Heidit, një tjetër pikëpyetje ka qenë sesi qëndron raporti mes Heidit dhe çiftit Bora Zemani – Donald Veshaj.

    Përgjigjen për këtë duket se e ka dhënë Bora në mënyrë indirekte, përmes një postimi në Instagram. 

    Duke ndarë një video të Top Channel në llogarinë e saj në Instagram, Bora ka shkruar “Sezon gocash” dhe ka etiketuar Kiara Titon, Nevina Shtyllën, dhe Heidi Bacin.

    Gjithashtu Heidi vazhdon të ndjekë në Instagram Donaldin, përfshirë dhe Romeon.