Olta Gixhari, opinionistja e Big Brother VIP Kosova, nuk ishte e pranishme mbrëmjen e djeshme në studio, duke lënë ndjekësit e emisionit kuriozë për arsyen e mungesës së saj.
Vendin e saj e zëvendësoi Santiana Maloku, e cila mori rolin e opinionistes.
Ndërsa u aludua shumë nëse Olta kishte hequr dorë nga roli i opinionistes së BBVK, mungesën e saj e ka shpjeguar vetë Olta përmes një postimi në Instagram, duke treguar se një gjendje shëndetësore e papritur e pengoi të ishte në spektakël.
“Jam me temperaturë, prandaj nuk munda. Po i ndjek kolegët,” ka shkruar ajo në Instagram, duke ndarë një mesazh të shkurtër me ndjekësit.
Sapo të bëhet më mirë, opinionistja do të kthehet sërish në vendin e saj. Të shkuara Olta!