Një ngjarje sa e rrallë aq edhe e pabesueshme po trondit rrjetin dhe botën e aviacionit: i vetmi i mbijetuar nga përplasja tragjike e avionit të Air India, Vishwash Kumar Ramesh, ishte ulur në sediljen 11A – e njëjta sedilje ku në vitin 1998 ishte ulur Ruangsak Loychusak, i vetmi që mbijetoi nga një tjetër katastrofë ajrore!
Vishwash, 40 vjeç, shtetas britanik me origjinë indiane, arriti të shpëtojë nga rrëzimi fatal i avionit Boeing 787-8 Dreamliner, që u përplas në periferi të aeroportit të Ahmedabadit, duke marrë jetën e 241 personave në bord dhe të 24 të tjerëve në tokë.
Në një intervistë për mediat indiane, ai rrëfeu momentet dramatike:
“Kur pashë daljen e emergjencës, mendova se mund të dal… dhe dola,” tha ai, ende në gjendje të tronditur.
Por ajo që e ka bërë historinë e tij të pabesueshme, është ngjashmëria e frikshme me një aksident të ndodhur në vitin 1998. Ruangsak Loychusak, një 47-vjeçar tajlandez, mbijetoi nga fluturimi TG261 i Thai Airways, i cili u përplas në një moçal, duke lënë pas 101 viktima.
Ai deklaroi për Daily Mail:
“Më kaluan të dridhurat kur dëgjova që i mbijetuari i vetëm nga aksidenti i Air India ishte ulur pikërisht në sediljen ku kam qenë edhe unë – 11A. M’u duk sikur e përjetova gjithçka nga fillimi…”
A është kjo një rastësi e çuditshme? Një shenjtëri e fshehtë e sediljes 11A? Apo një shenjë universale për mbijetesë?
Një gjë është e sigurt: historia e këtyre dy burrave, të ndarë nga kontinente e vite, por të bashkuar nga sedilja fatale 11A, ka lënë të gjithë pa fjalë.