Nutricionistja e njohur Diola Dosti po jeton dashurinë e saj me biznesmenin Erolld Belegu prej disa muajsh.

    Mirëpo së fundmi ajo ka ngritur dyshimet tek ndjekësit se mund të jetë shtatzanë.

    Në një foto të postuar në Instagram Diola e mban dorën tek barku dhe shkruan:

    “Kur dikush ju sjell paqe, respekt, vlerësim dhe mirëkuptim të plotë – kjo është dashuria, kjo është dashuria, kjo është dashuria…”, teksa shfaqen tejet të lumtur së bashku.

    Disa komentues nuk kanë nguruar ta urojnë për një shtatzani ndërsa të tjerë e pyesin për ta marrë konfirmimin nga vetë ajo.