Biznesmeni Elton Ilirjani vazhon me mbështetjen e madhe për Parashqevi Simakun.

    I vendosur për të ‘rregulluar’ imazhin e ikonës shqiptare pas pamjeve të fundit virale të saj në SHBA, Eltoni publikon shpesh foto dhe video të ndryshme të Parashqevisë në Instagram — nga suksesi i saj i dikurshëm, deri te përmirësimi i gjendjes së saj shëndetësore dita-ditës.

    Sot, ai ka publikuar një tjetër video të Parashqevi Simakut, e cila me buzëqeshjen e rikthyer, shfaqet duke kënduar “Ju lutem mos ma merrni shkëlqimin”.

    Ti je shkëlqimi im. Shkëlqimi im i vetëm.
    Ti më bën të lumtur. Kur qiejt janë gri. Nuk do ta dish kurrë, i dashur. Sa shume të dua. Ju lutem mos ma merrni shkëlqimin”, këndon ikona e shqipërisë, duke emocionuar mbështetësit e saj.

    Video: