Banorët e Big Brother VIP Albania u emocionuan teksa morën mesazhet e radhës në Big Love, por një mesazh i veçantë shkaktoi entuziazëm të madh.

    Ishte në emër të futbollistit të Kombëtares Shqiptare, Armando Broja, dhe sapo banorët panë emrin e tij, nisën brohoritjet.

    Megjithatë, Gjesti mbeti i hutuar dhe pyeti: “Kush është?”.

    Laerti menjëherë i shpjegoi: “Është futbollist i kombëtares, lexo”.

    Në sfond, Rozana dëgjohet: “Armando Broja o njeri!”.

    Gjesti, i habitur, u përgjigj: “Hej bro, unë s’e di, s’jam i informuar për futbollin këtu”.

    Në mesazh, Broja shkruante: “Gjesti na kënaqe o vëlla, veç për ty po e shikoj këtë Big. Të presim me fitore. Loja ka puls edhe dashuria, por ti nuk do të nxjerrësh djalin e dashuruar. Nuk është turp, vëlla. Nuk ka më bukur se dashuria”.

    https://www.instagram.com/reel/DHeLmzusA77