Pavarësisht përjashtimit nga Big Brother VIP Albania 4, Jozi nuk u tërhoq nga qëndrimi i tij ndaj Gjestit.

    Në momentin kur u lexua zarfi u zi, dhe u bë i ditur largimi i tij nga gara, Jozi bëri një tjetër deklaratë të fortë.

    Teksa përshëndeste banorët në derën e shtëpisë, Jozi iu drejtua sërish Gjestit me fjalët: “S’ke gjak shqiptari ti”, duke vijuar me të njëjtën retorikë që çoi në përjashtimin e tij.

    Kjo deklaratë e fundit ka shkaktuar edhe më shumë reagime, duke ndezur debatet mes ndjekësve të reality show-t.

    Me largimin e tij, BBVA 4 ka hyrë në një fazë edhe më të tensionuar, duke lënë pas një situatë që me siguri do të diskutohet gjatë.