Çifti Loredana & Karim u ndalua nga një tifoz shqiptar në Gjermani dhe ai i shtroi Adeyemit një pyetje: “A di ndonjë fjalë në gjuhën shqipe?”.

    Ndonëse fillimisht i hutuar, futbollisti i Dortmundit i cili po mbante shallin kuq e zi, i tha se fjala që ai dinte në shqip ishte: “Kadale”.

    Madje duke thënë këtë po bënte gjestin me duar, duke treguar se e dinte domethënien e këtij termi.

    Loredana dhe Adeyemi kishin shkuar në stadium për ta parë nga afër paraqitjen e Shqipërisë në Euro 2024.

    @flori.thomaj

    Adeyemi shqiptar 🇦🇱😂 #FloriThomaj

    ♬ original sound – Flori Thomaj