Sfida e mosreagimit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka sjellë një tjetër moment emocional, këtë herë me hyrjen surprizë të motrës së Mateos.
Prania e saj nuk kaloi pa u ndjerë, pasi Mateo u duk qartë i emocionuar dhe i lumtur, edhe pse u përmbajt duke respektuar rregullat e sfidës, pa kontakt dhe pa komunikim direkt.
Megjithatë, ai gjeti një mënyrë për të shprehur ndjenjat e tij, duke folur me nënkuptime përmes banorëve të tjerë dhe duke lënë të kuptohej se sa shumë i kishte munguar.
Por surpriza nuk u ndal vetëm tek ai…
Motra e tij vendosi t’i drejtohej edhe Brikenës, duke i dhënë një mesazh të ëmbël:
“E di që s’më kthen dot përgjigje, por qenke më e bukur nga afër. Tani e kuptoj pse vëllai im të ka kaq shumë qejf.”
Brikena e priti këtë moment me një buzëqeshje, por pa reaguar më tej, duke respektuar rregullat e sfidës.
Ky episod vjen në një kohë kur marrëdhënia mes Mateos dhe Brikenës është në qendër të vëmendjes, duke marrë edhe mbështetje nga jashtë.
Pamjet kanë bërë menjëherë xhiron e rrjetit, ndërsa ndjekësit po komentojnë për këtë moment të veçantë dhe domethënës brenda lojës.

