Deklarata e bërë nga Selina brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5, ku ajo etiketoi dibranët dhe mirditorët si njerëz “të pabesë”, ka shkaktuar një valë reagimesh të forta në rrjet dhe në opinionin publik.
Pas reagimit të modeles Adrola Dushi, ka ardhur edhe një reagim i ashpër nga reperi G-Bani, i cili jo vetëm kundërshton deklaratën e banores, por shkon edhe më tej duke akuzuar drejtpërdrejt produksionin.
Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, ai u shpreh se kjo deklaratë nuk është thjesht mendim personal i Selinës, por sipas tij mund të jetë e nxitur nga produksioni si një formë hakmarrjeje.
“Kam marrë shumë mesazhe për këtë deklaratën e banores… nuk jam marrë personalisht me të se e kuptoj shumë qartë që është dora e produksionit,” – u shpreh ai.
Më tej, G-Bani ka mbrojtur fort vlerat historike dhe morale të Dibrës dhe Mirditës, duke theksuar rolin e tyre në historinë shqiptare dhe duke i konsideruar këto deklarata si të papranueshme.
Ai përdori edhe një krahasim të fortë, duke vënë përballë traditat dhe sakrificat historike të grave të këtyre trevave me sjelljet që ai pretendon se janë parë në shtëpi.
Reagimi i tij ka ndezur edhe më shumë debatet në rrjet, ku një pjesë e publikut kërkon reagim nga produksioni i Big Brother VIP Albania, ndërsa të tjerë e konsiderojnë situatën si pjesë të lojës dhe tensioneve brenda shtëpisë.
Kjo çështje duket se do të vazhdojë të jetë një nga temat më të diskutuara të momentit, ndërsa pritet të shihet nëse do të ketë një reagim zyrtar nga produksioni apo nga vetë banorja.

