Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Erion Veliajn, kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

    Në të njëjtën kohë, GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxën, nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje” dhe i ka ndaluar daljen jashtë shtetit.

    Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa akuzohen nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “pastrim parash”.

    Hetimi ka nisur muaj më parë dhe ka përfshirë kontrolle në banesën e Veliajt dhe marrjen në pyetje të tij dhe të Xoxës.