Merr fund mes tyre/ Meritoni dhe Ilnisa ndahen në këtë mënyrë: Shkak familja e…

Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi, një nga çiftet më të përfolur të showbiz-it, kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes për lidhjen e tyre dhe së fundmi, për ndarjen e papritur.

Kjo ndarje ka bërë bujë në media, duke ngritur shumë pikëpyetje mbi arsyet e saj.

Prej kohësh, çifti nuk ishte parë së bashku, por ajo që i dha vulën ndarjes së tyre ishte kur të dy vendosën të fshijnë njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në “Instagram”, një veprim që konfirmoi spekulimet për prishjen e marrëdhënies.

Së fundmi, burime pranë çiftit kanë zbuluar se familja e Meritonit nuk ka qenë kurrë në favor të kësaj lidhjeje. Mësohet se që nga fillimi, ata kanë shprehur mospëlqim ndaj Ilnisës, një faktor që dyshohet të ketë ndikuar në fundin e kësaj historie dashurie.

Pavarësisht gjithçkaje, historia e Ilnisës dhe Meritonit vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në media dhe rrjete sociale, duke lënë pas shumë kuriozitet mbi atë që ndodhi në prapaskenë.