Meritoni, një nga ish-banorët më të komentuar të Big Brother VIP Albania, ka folur së fundmi për ndarjen e tij nga Ilnisa Agolli në një intervistë për emisionin “Prive”.
Ai ka theksuar se marrëdhënia e tyre ka pasur një rrjedhë natyrale dhe gjithçka ka qenë e sinqertë dhe reale.
Lidhur me aludimet në media për ndarjen, Meritoni konfirmoi se ato janë të vërteta. Megjithatë, ai vendosi të mos ndajë detaje, duke theksuar se arsyet e ndarjes janë çështje personale.
Ai foli me respekt dhe mirënjohje për Ilnisën, duke e përshkruar si një grua të jashtëzakonshme, një nënë të përkushtuar dhe një profesioniste të shkëlqyer.
Mirëpo, duket se reagimi i Ilnisës nuk ishte aq i këndshëm sa fjalët e Meritonit për të.
Pasi intervista e këtij të fundit dhe deklratat e tij për ndarjen bënë xhiron e rrjetit, Ilnisa bëri një postim në InstaStory.
Ajo ka ripostuar një video nga koha ku ndodhej brenda BBV, ku shprehej se është mësuar të jetojë me gjarpërinjtë.
“Dikur”- ka shkruar gjithashtu Ilnisa në postim, shoqëruar me emojin e një shkelje syri.