Një surprizë e bukur sot për publikun shqiptar: Parashqevi Simaku do të bëjë një përshëndetje me zë dhe figurë në Festivalin e 63-të të Këngës në RTSH.
Lajmin e ka bërë të ditur Elton Ilirjani përmes një postimi në Instastory pak minuta më parë.
“Sot ne orën 21:00 Parashqevi Simaku përshëndet për herë të parë me zë dhe figurë Festivalin e 63-të të Këngës në RTSH!”,shkruan Eltoni, duke dhënë një lajm mjaft të bukur për gjithë mbështetësit e këngëtares.