Fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Egla Ceno, ka ndarë së fundmi në llogarinë personale të “Instagram”-it një video me ndjekësit e saj ku ka treguar ndryshimin që ka bërë së fundmi në pamje.

    Tani aktorja e njohur ka marrë një tjetër hije, teksa flokët e saj janë në ngjyrë të kuqe.

    “Më shkojnë apo jo?”– ka shkruar Ceno krahas videos, ku tregon flokët, ndërsa postimi i saj u pëlqye nga një numër i madh ndjekësish.

    Egla nuk është një tip eksperimentues me look-un e saj, por duhet thënë që ngjyra e kuqe në flokët e saj i shkon shumë!

    https://www.instagram.com/reel/C8DChY3NoWk/?igsh=MWk3djF3ZGJ2eTVjZg==