Një situatë tepër e tensionuar është regjistruar së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku protagonistë u bënë Mateo dhe Rogerti, duke kaluar nga përplasja verbale në kontakt fizik.

    Gjithçka nisi gjatë një debati të ashpër mes tyre, kur Rogerti lëshoi një deklaratë shumë provokuese në drejtim të Mateos, duke i thënë:

    “Ta them motrës tënde me sa meshkuj ke bërë, se afërsisht?”

    Kjo fjali e rëndë ndezi menjëherë gjakrat, duke e nxjerrë Mateon nga vetja. Ai reagoi ashpër, duke iu afruar Rogertit, ndërsa situata për disa sekonda rrezikoi të dalë jashtë kontrollit.

    Dyshja u përball ballë për ballë dhe pati shtyrje fizike mes tyre, ndërkohë që banorët e tjerë ndërhynë me shpejtësi për t’i ndarë dhe për të shmangur një përleshje të plotë. Falë ndërhyrjes së tyre, situata u neutralizua përpara se të përshkallëzohej në dhunë të rëndë.

    Megjithatë, tensioni në shtëpi mbetet i lartë, ndërsa publiku ka shpërthyer në reagime të forta në rrjetet sociale, duke dënuar gjuhën fyese dhe duke kërkuar masa nga produksioni për deklarata që prekin familjen dhe jetën personale të banorëve.

    Mbetet për t’u parë nëse “Vëllai i Madh” do ta trajtojë këtë incident në Prime-in e radhës dhe nëse Mateo apo Rogerti do të përballen me ndëshkime për këtë përplasje që për pak sa nuk degradoi në dhunë serioze.

    @shqip3_

    😶 #bigbrothervipalbania #albaniantiktok #rogert #mateo #alb

    ♬ original sound – shqip3