Sot, në ditën e saj të lindjes, Marina Vjollca ka befasuar ndjekësit duke ndarë një moment të veçantë nga mëngjesi i 35-vjetorit të saj: për herë të parë, moderatorja e njohur publikoi një video ku shfaqet qartë fytyra e vajzës së saj, Marget.
Në videon e ndjerë, Marina dhe e vogla Marget shihen duke fryrë qirinjtë e tortës bashkë, teksa ndanë një çast plot dashuri në familje.
Edhe pse Marina i ka vendosur vajzës një palë syze të errëta për të ruajtur disi privatësinë, ky është prezantimi i parë i fytyrës së Marget me ndjekësit, pasi më parë e kishte treguar gjithmonë vetëm nga pas ose e mbuluar.
.