Aktorja Egla Ceno ka komentuar lidhur me rastin e këngëtares Parashqevi Simaku. Ajo thotë se njerëzit zgjedhin të kenë keqardhje për të dobëtit, por sipas saj, është më mirë ta urresh një person.
Kjo pasi sipas Eglës, urrejtja do të nxisë reagim te personi.
Komenti i Eglës:
Rasti i Parashqevisë ma përforcoi këtë mendim: Më mirë të të urrejnë se të ndiejnë keqardhje për ty! Urrejtja të paktën të gudulis egon dhe të bën të reagosh. Keqardhja të lëndon, të mpin! Ta shkërmoq edhe atë pak dinjitet që të mban akoma në këmbë.
Më mirë të urrejnë sepse urrejtjen e ndez “diçka” që i bën të ndihen humbës, leshko dhe të pavlerë përballë teje. Urrejtja ka të bëjë me problemet psiko-emocionale të vet urrejtësit, i cili shikon te ty atë që nuk mund të jetë dot kurrë vet. Ndërsa keqardhja të këput krahët sepse është e vërtetë.
Sa i përket “dashurisë” nga masa e rrjeteve sociale, faktet kanë treguar se të gjithë të duan kur je i papërfillshëm, kur nuk ke një qëndrim tëndin, kur rron për të patur konfirmimin e të tjerëve, kur je një butak ose kur je i vdekur.