Me lot në sy, Xumi flet me veten: S’të dua më! (Video)

Xum Allushi e tregoi që në hyrje të spektaklit Big Brother VIP Albania se është person mjaft emocional.

Sot, gjatë një diskutimi me banorët, ai zbuloi gjithashtu se është ndarë nga partnerja, të cilën “e dashuronte fort”.

Ndërsa pak më parë, teksa ndodhej i vetëm në oborrin e shtëpisë, Xumi dëgjohet duke kënduar me lot në sy: “S’të dua më”.

Nuk dihet nëse është duke iu drejtuar ish-partneres së tij.